
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike që kanë punuar në mbarëvajtjen e qytetit gjatë ditëve së finales së Conference League.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale falënderon Policët, Aviacion Civil, mjekët, shërbyesit komunal.
Ai shkruan se me punën e tyre i zbardhën faqen Shqipërisë dhe se e bënë të marrë përgëzimet nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.
RESPEKT
Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.



