Bashkimi Europian mund të shtyjë përtej vitit 2027 mbylljen e negociatave me Shqipërinë.
Këtë e ka lënë të kuptohet vetë kryeministri Rama pas kthimit nga Brukseli, ku iu kërkua të bëjë më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin. Madje kryeministri thotë se u kërkoi vendeve anëtare që t’u përmbahen afateve dhe të mos dalin nga marrëveshja me të.



