“Banka e Rreme” prangos autorin e mashtrimit të qytetarëve, iu merrte të dhënat me SMS/ Një tjetër në kërkim

“Banka e Rreme” prangos autorin e mashtrimit të qytetarëve, iu merrte të dhënat me SMS/ Një tjetër në kërkim

“Banka e Rreme 2” u kodua një operacion i policisë gjatë të cilit u vu në pranga një person dhe u shpall në kërkim një tjetër të akuzuar për mashtrim online.

 

Pas identifikimit të një fushate mashtruese të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarë të ndryshëm kanë marrë mesazhe (SMS) në emër të një institucioni bankar të nivelit të dytë, ku u kërkohej përditësimi i të dhënave bankare nëpërmjet klikimit të një linku mashtrues që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar.

 

Si pasojë e kësaj skeme kriminale, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare, duke u bërë viktimë e mashtrimit.

 

Pwr rrjedhojw u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj skeme, shtetasit I.K., 25 vjeç, me nënshtetësi holandeze, si edhe shpallja në kërkim e shtetasit A.R të dyshuat si bashkëpunëtor në këtë veprimtari.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

 

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo linkeve të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale ose bankare. Asnjë institucion bankar nuk kërkon përditësim të të dhënave sensitive nëpërmjet SMS-ve ose linkeve të dërguara në telefon.

 

Në çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë menjëherë pranë Policia e Shtetit, si dhe pranë institucionit të tyre bankar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy