Përplaset makina me motorin në Vlorë, një i plagosur

Përplaset makina me motorin në Vlorë, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa ka mbetur i plagosur një person. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku automjeti tip “Land Rover” është përplasur me një motomjet. I plagosur ka mbetur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për kujdes mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip “Land Rover”, me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy