Hodhën armën nga çanta dhe nuk iu bindën policisë për kontroll, 3 të arrestuar në Vlorë

Hodhën armën nga çanta dhe nuk iu bindën policisë për kontroll, 3 të arrestuar në Vlorë

3 persona janë arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe për thyerje të masës 'arrest shtëpie'.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë ndaluar për kontroll disa shtetas, në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Tre prej tyre, shtetasit M. B., Xh. L. dhe Ç. V., kanë tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap.

Njëri prej tyre, shtetasi M. B., ka hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë. Brenda pak minutash, të tre këta shtetas janë kapur dhe vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

-Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Ç. V., 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy