I dënuar me 25 vite burg/ Izet Haxhia kërkon lirinë, GJKKO e rrëzon

I dënuar me 25 vite burg/ Izet Haxhia kërkon lirinë, GJKKO e rrëzon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për heqjen e arrestit me burg.

Mësohet se SPAK ka kërkuar që të shpallë moskompetencën për dosjen e Izet Haxhisë dhe ta kalojë çështjen e tij në prokurorinë  e Tiranës.

Kujtojmë se kërkesa e Haxhisë është bërë pasi ky i fundit pretendon se i ka mbaruar afati i paraburgimit. Dosja në Gjykatën e Lartë, do vendosë kush nga prokuroritë do hetojë.

SPAK kërkon të shpallet mos-kompetenca për dosjen e Izet Haxhisë.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy