
Gjashtë persona janë arrestuar nga autoritetet italiane, si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar. Tre nga të arrestuarit, mediat italiane raportojnë se janë shtetas shqiptarë, ndërsa dyshohet se trafikonin kokainë në zonat e Milanos dhe Vareses.
Operacioni i policisë italiane është zhvilluar të mërkurën, ndërsa karabinierët zbatuan urdhër-arrestet, të lëshuar nga G.I.P. e Gjykatës së Busto Arsizio (VA), ndaj 6 personave, 3 shtetas shqiptarë (prej tyre 2 të ndaluar tashmë në Itali) dhe 3 shtetas italianë, përgjegjës për shkaqe të ndryshme trafikimi dhe tregtimi në sasi të mëdha droge.
Hetimi, i kryer edhe nëpërmjet përgjimeve teknike telefonike dhe video, nisi në shtator 2020, pas monitorimit të kujdesshëm të fenomenit të trafikut të drogës në zonë dhe bëri të mundur identifikimin e një grupi kriminal të dedikuar për shitjen e kokainës.
Ekipi kriminal ishte i organizuar mirë, me drejtimin që iu besua një subjekti shqiptar, i cili, duke ndjekur protokollet operacionale të testuara mirë dhe duke organizuar takime të përditshme me anëtarët e shoqatës, gëzonte burime të pasura e të sigurta furnizimi dhe mundi të shpërndante sasi të konsiderueshme të lëndës. në një periudhë të shkurtër kohore.



