Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri prag-mbrëmjen e sotme në zonën e Bërdicës në Shkodër.
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi Gent Dushku, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



