Makina përplas motoçikletën në aksin Elbasan-Belsh, plagoset një 32-vjeçare

Makina përplas motoçikletën në aksin Elbasan-Belsh, plagoset një 32-vjeçare

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin "Kajan",  ku bëhet me dije se mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin 28-vjeçarin me iniciale M.K.,ka përplasur një motoçikletë të cilën e drejtonte një 73-vjeçar.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një 32-vjeçare e cila pasagjere në motoçikletë.

Mësohet se e dëmtuara është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin "Kajan", mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin M.K. 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin  B. K. 73 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V. K. 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje  dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy