
Një 40 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
E.GJ ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E.Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



