Katër emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në kufirin me Greqinë, pasi tentonin të futeshin në mënyrë ilegale në Shqipëri.
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shoqëruesin e tyre, Sajmir Muçaj, i cili shoqëronte klandestinët drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30 teksa transportoheshin me automjet në drejtim të veriut. Muçaj është arrestuar menjëherë, ndërsa klandestinët sirianë do të depërtohen nesër drejt Greqisë.



