Shisnin kanabis në lokalet e Sarandës, arrestohet një 18-vjeçar, procedohet një tjetër

Shisnin kanabis në lokalet e Sarandës, arrestohet një 18-vjeçar, procedohet një tjetër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023, kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar dhe goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Sipas njoftimit të Policisë, si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Parts 17”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 18 vjeç, banues në Austri, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Z., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy