Tiranë, sekuestrohen katër makina të vjedhura me vlerë 200 mijë euro

Tiranë, sekuestrohen katër makina të vjedhura me vlerë 200 mijë euro

Katër makina me vlerë rreth 200 mijë euro të cilat dyshohen të vjedhura, janë sekuestruar në Tiranë, duke proceduar penalisht dy persona të akuzuar për trafikimin të automjeteve luksoze.

 

Si të dyshuar nisi procedimi penal për shtetasin S. C.,  i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë.

 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani dhe R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

 

Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy