Dy persona janë arrestuar dhe 23 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë. Besim Zenuni, 55 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, banues në Tiranë, janë vënë në pranga pasi në automjetin e tyre tip “Peugeot” në dalje nga Shqipëria në drejtim të Greqisë u gjet sasia e lëndës narktike. Policia sqaron se mjeti është në pronësi të 55-vjeçarit.
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kabinën e mjetit, (sediljet e pasme dhe të përparme), brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë.
Nga marrja e deklaratave të tyre, mësohet se dy shtetasit e lartpërmendur, kishin si destinacion shtetin turk.



