Sekuestrohet makina me drogë te kthesa e Fushë-Prezës, arrestohet 32-vjeçari

Sekuestrohet makina me drogë te kthesa e Fushë-Prezës, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet dhe sekuestrua 4 kilogramë e 100 gramë kanabis.

Policia e Tiranës njofton se u vendos në lëvizje pas informacioneve në rrugë operative.

Shërbimet e policisë ngritën postbllokun te “Kthesa e Fushë-Prezës” duke ndaluar makinën që drejtohej nga A. S. dhe nga kontrolli u gjet droga, që u sekuestrua bashkë me automjetin dhe dy telefona.

Njoftimi i policisë, Tiranë

 Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë  kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy