“Territor i pastër” u kodua një operacion i policisë së Krujës, ku në fshatin Sallake u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallake, Krujë, u gjetën të kultivuar 160 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



