RENEA sekuestron arsenal armësh të një grupi kriminal në Elbasan

RENEA sekuestron arsenal armësh të një grupi kriminal në Elbasan

RENEA ka zbarkuar në Elbasan një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Më datë 1 korrik RENEA ka zhvilluar një superaksion në qytetin e Elbasan dhe ku kanë sekuestruar një arsenal armësh, gjë që është mbajtur e fshehtë nga policia prej 8 ditësh.

Magazina me armët që u sekuestruan ndodhej në Papër të Elbasanit.  Deri më tani bëhet me dije se janë gjetur më shumë se 20 lloje armësh të sofistikuara mes tyre 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë dhe lëndë shpërthyese tritol C4 i paketuar në disa kuti. Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intesive për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja këto, të cilat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat hetuese në zbardhjen e krimeve të shënuara në Elbasan.

Operacioni është zhvilluar një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit nga Forcat Speciale RENEA, por është bërë publik vetëm pasditen e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy