Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet një person në Gjirokastër

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet një person në Gjirokastër

Një person është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës i kapur me lëndë narkotike kanabis sativa, të bërë gati për ta shitur në afërsi të shkollave.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza kannbisi, në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrollet, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy