
Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjeve të ndodhura në Elbasan.
Një 29-vjeçar është proceduar pasi ka vjedhur paketa me cigare në një lokal, ndërsa një 31-vjeçar dyshohet për vjedhjen e një kompjuteri.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan zbardhen 2 raste të vjedhjeve të ndodhura gjatë këtij muaji, referuan materialet në Prokurori për to, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 26.12.2022, ka vjedhur një shumë lekësh dhe paketa me cigare, në një lokal;
-M. L., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 14.12.2022, dyshohet se i ka vjedhur kompjuterin, një shtetasi.



