MEPJ: Për udhëtimet drejt Italisë deri më 31 maj, mjafton një nga kushtet e green pass-it

MEPJ: Për udhëtimet drejt Italisë deri më 31 maj, mjafton një nga kushtet e green pass-it

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot rregullat për udhëtimet drejt Italisë, deri më datë 31 maj 2022.

MEPJ bëri të ditur se deri më 31 maj, lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye drejt Italisë.

Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë mjafton të plotësojnë një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla, thekson MEPJ.

MEPJ shton se, nëse qytetarët nuk plotësojnë një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5-ditore dhe test në fund të izolimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy