I vendosi tritol një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja

I vendosi tritol një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja

Një person i akuzuar për shpërthimin me tritol të një makine në Bulqizë, është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

 

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit Robert Isaku, 48 vjeç.

 

Isaku kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

 

48-vjeccari akuzohet se mbrëmjen e datës 29 qershor 2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F. T., dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T. T. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy