Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi fshatin Seltë në Elbasan për disa orë me krismat e armës, është dërguar me urgjencë në Spital pasi kishte të nevojshme trajtimin mjekësor.
Kjo pasi, Kavaja u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Personi që shihni në foto është 45-vjeçari, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Akuzat që do të ngrihen ndaj tij është tentative e vrasjes ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje.



