Ministria e Jashme e Kosovës dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

Ministria e Jashme e Kosovës dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.

MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë.

MPJD shpreh bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile.

Ndërkaq Shqipëria në reagimin e saj ka thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy