Vodhën pesë automjete dhe dy targa/ Arrestohen babë e bir në Kavajë

Vodhën pesë automjete dhe dy targa/ Arrestohen babë e bir në Kavajë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë të DVP Durrës dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 shtetas që vidhnin automjete dhe i çmontonin në servisin e tyre, për t’i shitur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repeat".    

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit:  

M. Sh., 63 vjeç dhe J. Sh., 33 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.   

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin: 

- më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”.  (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);   

- më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

- më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, shërbimet e Policisë kanë gjetur pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur 22.02.2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy