AMA-mediave: Njësoni emërtimin, termi “Lek i vjetër” ose “Lek i ri” konfuzion te qytetarët

AMA-mediave: Njësoni emërtimin, termi “Lek i vjetër” ose “Lek i ri” konfuzion te qytetarët

Autoriteti i Mediave Audiovizive reagoi sot me anë të një njoftimi për respektimin e standardit në prezantimin e vlerave monetare.

Sipas AMA-s, respektimi i standardit për vlerat monetare ndikon në informimin ekonomik e financiar të publikut.

Një pjesë e përmbajtjeve audio/audiovizive që transmetohen nga OSHMA-të janë nga fusha ekonomike dhe financiare, në formën e informacionit, analizës, krahasimit dhe prezantimit të dukurive nga aktualiteti dhe prirjeve për të ardhmen.

Nga monitorimi që kryen Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, evidentohet përcaktim i qartë në vlerat monetare, ku ato shprehen në monedhën kombëtare, Lek.

Por ka dhe jo pak raste kur artikulohen vlera në “Lek i vjetër” ose “Lek i ri”, koncepte të tejkaluara, që lidhen me reformën monetare të vitit 1965, kur zyrtarisht Shqipëria realizoi një proces të zëvendësimit të kartëmonedhave të vjetra me model të ri.

AMA shtoi se, “kanë kaluar dekada nga ajo periudhë dhe ende ekziston përdorimi “Lek i vjetër” apo “Lek i ri”, si një keqpërdorim termash, që sjell dhe konfuzion dhe paqartësi për qytetarët. Media audio/audiovizive me ndikim në opinion publik duhet të luajë një rol të moderuar, duke aplikuar vetëm standardin e emërtimit të vlerave monetare”.

Kjo vlen dhe për disa emisione argëtuese që aplikojnë lojëra dhe lotari me akordim të çmimeve të ndryshme për fituesit, ku aplikimi i emërtimit në vlerë monetare me “Lek të vjetër” merr nuanca sugjestive për ndjekësit.

AMA nxit dhe inkurajon OSHMA-të për njehsimin e emërtimit, duke u bazuar tek standardi, si një qëndrim realist dhe profesional në informimin e analizimin e dukurive ekonomike e financiare, apo dhe në atmosferën e lojërave zbavitëse e kuiceve që shpallin fitues mes pjesëmarrësve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy