Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë momentit që ishte në lëvizje sot në rrugët e Tiranës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës”, por vetëm me dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë në fikjen e flakëve.



