Policia e Roskovecit në Fier, njofton se në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shpërndarësit e lëndëve narkotike, ka arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin Elis Xhafa.
Nga kontrollet fizike dhe në banesën e tij në fshatin Kuman, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



