
Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, për të protestuar për rritjen e çmimeve.
Protesta e sotme vjen në kuadër të disa manifestimeve të tilla të organizuara nga qyetatërt dhe shoqëria civile, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe për të kërkuar mbështetjen e qeverisë, përtej pakteës së masave që ajo e ka cilësuar Paketa e Rezistencës.
Me pankarta ku shkruhet "Boll na vodhët", "Koncesione, Vjedhje PPP, Oligarki" dhe fatura që tregojnë çmimin e papërballueshëm të ushqimeve, qytetarët kërkojnë uljen e TVSH-së, si një masë që do të reduktonte kostot e krizës në xhepat e tyre.



