
Një person ka pësuar djegie trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Korçë.
Rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç.
Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



