
Një këmbësor ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e përplasjes së dy makinave në Kryqëzimin e Unazës në Lushnjë.
Mjeti tip “Benz” me targa AB 517 LB është përplasur me mjetin tip “Skoda” me targa gjermane HA FC 3232.
Si pasojë e përplasjes në kryqëzimin e Unazës me rrugën “Kadri Kosturi” ka mbetur i plagosur një këmbësor, i cili u dërgua në spital.
Ndërkohë policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



