Policia e Vlorës njoftuar se ka parandaluar një ngjarje, e cila mund të kishte përfunduar me të vrarë.
58-vjeçari Arben Stafa është arrestuar pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij për motive pronësie, në fshatin Panaja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Selevec", për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.



