Kanosën një person për t’i marrë 20 mijë euro, “Shtrëngimi” kap tre persona në Tiranë

Kanosën një person për t’i marrë 20 mijë euro, “Shtrëngimi” kap tre persona në Tiranë

“Shtrëngimi” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona të cilët kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime.

Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se tre shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy