Vajza e videos së Safet Gjicit: Jam viktima, e filmova se më ngacmoi herën e parë

Vajza e videos së Safet Gjicit: Jam viktima, e filmova se më ngacmoi herën e parë

Me fytyrë të mbuluar dhe kapele në kokë, Alma K. ka dalë nga gjykata ku u njoh me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 40-vjeçarja protagoniste e videos që çoi në dorëheqje kryebashkiakun e Kukësit pritet të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve. Në sallën e gjyqit, ajo ishte së bashku me Safet Gjicin, i cili u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”. 40-vjeçarja ka pretenduar se është viktima në këtë ngjarje. “E xhirova videon pasi herën e parë kur e takova, ai më ngacmoi dhe vendosa ta filmoj në takimin e dytë”, tha ajo. Në dalje, 40-vjeçarja nuk u është përgjigjur asnjë prej pyetjeve të gazetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy