Gazetari Artan Hoxha, duke folur në MCN Live tha që SPAK-u i ka provat që vrasjet gjatë protestës së 21 janarit janë bërë me urdhër.
“21 janari është si çështja e inceneratorit me fraksion. Pas 14 vitesh kam depozituar regjistrimin audio, ku dëshmohet se vrasjet në 21 janar janë bërë më urdhër, dhe s’kanë ndodhur nga pakujdesia. Kam dorëzuar kodet e radiove, janë 10 kode të identifikuara. Kam identifikuar politikanët kryesorë në dijeni të veprime që po ndodhnin. SPAK-u i ka të gjitha rrugët për të provuar që vrasjen janë bërë me urdhër. Disa pjesëmarrësit e grupit të zjarrit sot janë pushtetarë dhe politikanë të rëndësishëm të qeverisë. Nëse ka vullnet për një hetim shterues, dhe për të treguar të vërtetën, kjo është mundësia e fundit. Që hetimi të jetë shterues duhet të thirret gjithë zinxhiri komandues, dhe gjithë zinxhiri komandues i opozitës”.



