
Kapiteni i një peshkarexhe, i cili ndodhej në det për peshkim, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar me iniciale A.K.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ka njoftuar policia në njoftimin për media.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



