I mori 270 mijë euro duke i premtuar ortakëri në biznes, “kyçet” në shtëpi biznesmeni

I mori 270 mijë euro duke i premtuar ortakëri në biznes, “kyçet” në shtëpi biznesmeni

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, biznesmenin 51-vjeçar Andi Alimehmeti, i arrestuar dy ditë më parë për mashtrim. Sipas akuzës, 51-vjeçari mashtroi një grua, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash, prej 270 mijë euro.

Alimehmeti, sipas prokurorisë, ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, i akuzuari ka mashtruar zonjën në fjalë duke i premtuar se do të bëhej ortak me të. Po ashtu, Alimehmeti dyshohet se ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy