
Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, asgjësohen 910 bimë kanabis sativa në malësinë e Krujës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 34-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 910 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



