Arratisja e Lazes, dalin nga qelia tre punonjësit e burgut të Shënkollit

Arratisja e Lazes, dalin nga qelia tre punonjësit e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia.

Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mëngjesin e sotëm, ata kanë deklaruar se kanë qenë në detyrë, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Gjin Ndokën punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie), ndërsa për operatoren e kamerave Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy