Një 53-vjeçar me iniciale R.T ka tentuar të vetëvaret brenda ambienteve të biznesit të tij në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Bëhet me dije se 53-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes



