Të arrestuar për trafik droge, Gjykata në Korçë lë në burg shtatë të arrestuarit

Të arrestuar për trafik droge, Gjykata në Korçë lë në burg shtatë të arrestuarit

Gjykata e Korçës ka zhvilluar ditën e djeshme seancën për caktim masë sigurie ndaj shtatë të arrestuarve për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit “Piramida”.

Para trupit gjykues kanë dalë shtetasit Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori), Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi, ku të gjithë janë lënë në masë sigurie “Arrest me burg”. Në kërkesën e saj, prokuroria është shprehur se ndaj të arrestuarve ka prova ligjore që dokumentohet implikimi i tyre në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.

Si u shkatërrua grupi kriminal

Në kuadër të operacionit të koduar “Pusteci”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Redin Naçi dhe Ismail Matja, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gramë, lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe shtetasit Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton Mario Tanellari, dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike janë Xheljan Ajdini dhe Elvi Tahiri.

Në lidhje me operacionin “Piramida”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Artur Bezo dhe Aleks Qiqi dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se  lënda narkotike ishte blerë për Mario Tanellari. Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi Sergi Xhaferi dhe u sekuestrua 6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J., dhe Mikail Mejdi, në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gramë sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy