Censusi i shpendëve në Dumre / Evidentohen 18 lloje të shpendëve dimërues ujore

Censusi i shpendëve në Dumre / Evidentohen 18 lloje të shpendëve dimërues ujore

Censusi i shpendëve dimërues ujorë për vitin 2025 ka filluar në 84 liqenet karstike të Dumresë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ornitologë.

Ky census u realizua në Dumre, pjesë e Bashkisë Belsh, e cila është kthyer në një destinacion të rëndësishëm për vrojtimin e shpendëve dhe një mundësi të artë për tërheqjen e turistëve të huaj.

Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Elbasani, aktualisht, janë evidentuar 18 lloje të shpendëve dimërues ujore.

 Sipas Fatmir Brazhdës, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Elbasan, ka pasur një rënie të numrit të shpendëve dimërues në këtë rajon, dhe kjo është kryesisht e lidhur me fenomenin e ngrohjes globale.

Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë ka ofruar mundësi për një vlerësim më të thelluar të pasurisë natyrore të zonës së Belshit dhe ka hapur mundësi të reja për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e biodiversitetit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy