Arrestohen 3 të rinj në Cërrik, morën me forcë në automjet dhe dhunuan 3 adoleshentë

Arrestohen 3 të rinj në Cërrik, morën me forcë në automjet dhe dhunuan 3 adoleshentë

Policia e Cërrikut ka arrestuar tre të rinj pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive xhelozie kanë marrë me forcë në automjet 3 adoleshentë, mes tyre një vajzë.

Bëhet me dije se të rinjtë i kanë goditur adoleshentët me grushte dhe shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë: Policia e Cërrikut ka vënë në pranga tre të rinj  nga Cërriku e konkretisht shtetasit Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin   për motive të dobëta e xhelozie  kanë marrë me forcë në automjet tre adoleshentët, ndërmjet tyre një femër (15-16 vjeçarë) dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy