Goditet një tjetër rast për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshmëm të kufirit”
Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas pasi do të ndihmonte tre shtetas turq për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit, me destinacion Gjermaninë e Zvicrën.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Behar Brahaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në pikën e kalimit kufitar Rinas u kapën tre shtetas turq të cilët pas intervistimit deklaruan se do të ndihmoheshin nga shtetasi i mësipërm për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit gjerman dhe atij zvicerian. Shtetasit turq u proceduan me urdhëra largimi vullnetar drejt Turqisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Behar Brahaj, neni 298 i Kodit Penal.



