Gjendet një telefon në ambientet e brendshme e burgut të Drenovës, izolohet i burgosuri

Gjendet një telefon në ambientet e brendshme e burgut të Drenovës, izolohet i burgosuri

Kapet një telefon në ambientet e brendshme e burgut të Drenovës.

Burime të siguruara i thanë korrespondentes së MCN nga Korça, se telefoni është kapur në sektorin e paraburgimit të këtij institucioni gjatë një kontrolli të ushtruar nga drejtoria e burgut të Drenovës në bashkëpunim me sektorin e policisë, të cilët pasi kanë marrë informacion kanë ushtruar kontroll në dy prej dhomave të dyshuara.

Gjatë këtij kontrolli të paraburgosurit F.A rreth të 30-ave i është gjetur një telefon i markës "IPhone".

Pas konstatimit të telefonit i paraburgosuri është izoluar ndërkohë që çështja i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Korçës por edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për hetime të mëtejshme për të mësuar rrethanat e futjes së telefonit në ambientet e paraburgimit.

Vetëm pak ditë më parë nga ana e kësaj drejtorie është gjetur një sasi lënde narkotike në njërin prej familjarëve të një të shoqëruar në dhomat e paraburgimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy