Një defekt në linjën e energjisë elektrike ka ndodhur në qendër të qytetit të Shëngjinit, vetëm pak minuta më parë.
Pas një shkëndije elektrike dhe një shpërthimi, kabulli që furnizon me energji elektrike ka pësuar defekt, duke u këputur dhe përfunduar në rrugë.
Fatmirësisht, kabulli ka përfunduar në rrugë pa shkaktuar dëme në automjete, edhe pse fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.
Po ashtu, nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga ngjarja.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së rendit dhe policisë bashkiake.
Kabulli është larguar nga rruga për të shmangur rreziqe të mundshme për kalimtarët dhe automjetet.
Për shkak të defektit, është ndërprerë energjia elektrike nga shkolla dhe deri në lagjinë e Portit, deri në riparimin e defektit.



