Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Shtetasi E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, u kap duke transportuar 18 emigrantë nga Pogradeci drejt Tiranës.

Ndërkohë, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, kishte rolin e shoqëruesit.

’29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volkswagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy