Gjykata e Vlorës ka caktuar këtë të enjte masat e sigurisë për katër personat e arrestuar disa ditë më parë në Orikum, në kuadër të operacionit që u zhvillua për kapjen e Flodian Plakut.
Tre prej të ndaluarve janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për njërin prej tyre është vendosur masa më e lehtë “detyrim paraqitje”.
Albano Lapshi, u la në burg. Julian Aliaj, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri, u përball gjithashtu me masën “arrest në burg”.
Armando Dano, berber me origjinë nga Shkodra, është i vetmi ndaj të cilit u caktua masa e lehtësuar “detyrim paraqitje”.
Seanca gjyqësore nisi rreth orës 09:30 dhe zgjati mbi dy orë, duke përfunduar pak para mesditës. Avokatët mbrojtës kërkuan masa më të lehta për të arrestuarit, por gjykata vendosi të miratojë kërkesat e prokurorisë për tre prej tyre, ndërsa vetëm për Dano u vendos një masë më e butë sigurie.



