Automjeti aksidenton këmbësorin në Gjirokastër, arrestohet shoferi

Automjeti aksidenton këmbësorin në Gjirokastër, arrestohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Kthesa e Kakavijës", ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur "Kthesa e Kakavijës", shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar shtetasin A. R., këmbësor në rrugë, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy