Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këëtë të martë në Greqi. Dyshohet se si pasojë të kenë humbur jetën pesë shtetas shqiptarë. Sipas mediave greke, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të rrugës Florina-Selanik. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se shoferi i makinës tip “Benz”, ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.



