
Një person është arrestuar nga Policia kufitare pas një kontrolli në automjetin e tij, ku i është gjetur një armë zjarri dhe disa fishekë.
Kaçanik Ndoj, 38 vjeç, banues në Durrës, do të kalonte kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.
Për shkak të kontrolleve policore dhe analizës së riskut, ai ka kaluar në filtrin e dytë të kontrolleve.
Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit i kanë gjetur jo vetëm armën tip pistoletë, por edhe një sasi fishekësh., ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi për veprën penale të ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak’.
Në gjendje të lirë është proceduar edhe një shtetas tjetër, pasagjer në makinë. Arsyeja është moskallëzimi i krimit.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.



